Çitaku: Prekazi, themel i shtetit të Kosovës

Çitaku: Prekazi, themel i shtetit të Kosovës

Aktuale November 28, 2022 - 12:03

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në nderim të 28 Nëntorit ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ajo ka thënë se Prekazi është themeli i shtetit të Kosovës, teksa ka bërë thirrje që ta duam shtetin më shumë, raporton Zeri.info.

Çitaku ka thënë se në këtë ditë duhet të nderohen po ashtu edhe familjet e dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

“Ngado që të shkojmë si shqiptarë nga këtu nisemi, nga Prekazi legjendar, nga themeli i shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, jemi sot për të shënuar 28 Nëntorin, nëntorin e madh, festën e shumëfishtë të shqiptarëve. Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë, t’u flasim fëmijëve tanë mos ta marrim të mirëqenë lirinë që e kemi”, u shpreh ajo. /Zëri