![Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës [foto]](/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_316339448_479345300960432_5857409147981240331_n1669632593.jpg)
Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës [foto]
Aktuale
November 28, 2022 - 11:49
Sot në festën e 28 Nëntorit është përuruar shtatorja e Anton Çettës, prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.
Ajo u vendos në oborrin e Fakultetit Filologjik, raporton Zeri.info.
Skulptori Agron Qosa kishte përfunduar këtë shtatore në vitin 2018, por dilema për vendin dhe punimet në oborrin e Filologjikut shtyen deri më tash përurimin e kësaj shtatoreje.
Në këtë ceremoni ishin kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_315336163_1347935785954762_9203408177049431498_n1669632605.jpg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_316339448_479345300960432_5857409147981240331_n1669632608.jpg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_317083263_1276769589837082_4741277680656170423_n1669632611.jpg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_317276216_845737293282508_1378778686175460559_n1669632644.jpg)