Bislimi në Prekaz: Krenar për burrat e gratë që u flijuan për këtë liri

Bislimi në Prekaz: Krenar për burrat e gratë që u flijuan për këtë liri

Aktuale November 28, 2022 - 10:35

Ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje mëngjesin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Jemi këtu për të nderuar sakrificën e atyre burrave e grave që janë flijuar për këtë liri, të cilën e gëzojmë sot. Jemi këtu për të nderuar ata që për dekada e shekuj kanë punuar palodhshëm për të gëzuar këtë liri”.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës për 365 ditë do të punojë që zotimet e heroit Adem Jashari të realizohen.

“Jemi këtu për të reflektuar për ato obligime që ende nuk i kemi përmbushur”, ka vijuar ai.

Po ashtu edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /portald