![Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri](/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_komuna-1333x10001669627981.jpg)
Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri
Aktuale
November 28, 2022 - 10:31
Komuna e Lipjanit ka përuruar objektin e ri në Ditën e Flamurit, 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Imir Ahmeti, tha se pikërisht në këtë festë të madhe të Kombit tonë kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Komunës.
Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët kudo që janë për Ditën e Flamurit, duke u zotuar edhe për projekte të tjera.
“Të dashur qytetarë të komunës së Lipjanit, Urime Festat e nëntorit, Urime Dita e Flamurit!”, raporton EO-ja.
Ai ka sqaruar se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100% nga mjetet e buxhetuar të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/28/auto_imir-ahmeti-1333x10001669627989.jpg)