
Ukraina uron Shqipërinë: Mirënjohës që na qëndruat pranë
Për 110-vjetorin e Pavarësisë Shqipërisë i erdhi edhe një urim nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Përmes një postimi në Twitter, u shprehën mirënjohës për mbështetjen që Shqipëria ia ka dhënë Ukrainës në këtë kohë lufte, raporton Zeri.info.
“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqe dhe siguri brenda nivelit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet”, thuhet ndër të tjera. /Zëri
Congratulations to @AlbanianDiplo & friendly people of Albania on the occasion of Independence Day! We're grateful for standing by ë during its most challenging time and making efforts for peace & security within the UNSC & bilateral level! Best wishes for goodness & prosperity!
— MFA of Ukraine ë (@MFA_Ukraine) November 28, 2022