110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Aktuale November 28, 2022 - 08:12

Sot, më 28 nëntor, u bënë 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në vitin 1912 në Vlorë u kurorëzuan përpjekjet e shumta shekullore të shqiptarëve për liri, shkruan Zeri.info.

Pas shpalljes së Pavarësisë, në këtë ditë u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit.

Qeveria e atëhershme e Vlorës përbëhej nga: Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Dom Nikoll Kacërri, zv.kryeministër, Mufid Bej Libohova, ministër për Punët e Brendshme, Abdi bej Toptani, ministër për Financat, Mehmet Pashë Deralla, ministër për Luftën (Mbrojtjen), Petro Poga, ministër për Drejtësinë, Luigj Gurakuqi, ministër për Arsimin, Mit’hat bej Frashëri, ministër për Punët Botërore, Pandeli Cale, ministër për Bujqësinë, Lef Nosi, ministër i Post-Telegrafit.

Pra, pikërisht më datën 28 nëntor të vitit 1912 mori fund pushtimi pesëshekullor nga Perandoria Osmane. /Zëri