
Krasniqi: Amaneti i përbashkimit na vjen nga Skënderbeu e përcillet deri tek Adem Jashari
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë i panishëm sot në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve të shteteve shqiptare.
Ai ka thënë se në këtë ditë feste duhet të kujtojmë e nderojmë heronjtë që kanë kontribuar për liri, raporton Zeri.info.
“Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore”, u shpreh ai.
Krasniqi ndër të tjera ka thënë se amaneti i përbashkimit vjen që nga Skënderbeu, përcillet tek Ismail Qemaili e përfundon te Adem Jashari e UÇK-ja.
“Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.Urime shqiptarë!”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook. /Zëri