Konjufca: Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë mbrojtja e interesave kombëtare

Konjufca: Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë mbrojtja e interesave kombëtare

Aktuale November 27, 2022 - 10:45

Në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve shqiptare, ka mbajtur fjalim edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se kjo ditë mban gjallë emocioet e thella të shqiptarëve si dhe mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive të shqiptarëve, raporton Zeri.info.

“28 nëntori i mban në gjirinë e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive, por edhe aspiratat e përbashkëta, mundin dhe përpjekjen e gjatë për liri si dhe dashurinë e madhe për kombin tonë. Kjo ditë e ka krejt simbolikën e vet të nevojshme, për të na mbajtur gjallë emocionet më të thella, krenarinë më të lartë, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara”, u shpreh ai.

Konjufca ndër të tjera ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë shërben për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit shqiptarë.

Ai ndër të tjera përmendi edhe disa nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, duke veçuar Adem Demaçin, Ukshin Hoti e Arbën Xhaferi.

“Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë. Ne do të mund të shënojmë arritje të radhës si komb vetëm nëse e kombinojmë, mençurinë e Ukshin Hotit, atdhedashurinë e Adem Demaçit, maturinë e Fehmi Aganit, përgatitjen e Gazmend Zajmit dhe mendjeprehtësinë e Arbën Xhaferit. Vazhdimisht duket t’i lexojmë ata, sepse mendimi i tyre politik është shumë i vlefshëm në rrethanat e reja të shekullit 21”, theksoi ai. /Zëri