Mehaj viziton edhe familjen e komandantit Tahir Sinani në Tropojë

Mehaj viziton edhe familjen e komandantit Tahir Sinani në Tropojë

Aktuale November 26, 2022 - 20:41

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme pas vizitës së familjes së dëshmorit Husen Mulla, vizitoi edhe familjen e komandantit Tahir Sinani në fshatin Gri të Tropojës.

Ai u shpreh se vizita në vendlindjen e komandantit Sinani ishte e veçantë ashtu si vepra dhe kontributi i tij për kombin shqiptar, transmeton Zeri.info.

Mehaj po ashtu u shpreh se komandanti Sinani ishte i stërvitur mirë dhe strateg i luftës, pikërisht siç i duhej atdheut dhe UÇK-së për ta organizuar dhe fituar lirinë.

“Sa do që shkruajmë e themi për të, prapë nik mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Prandaj ne na mbetet vetëm gë ndjekim hapat e tij dhe gjithë dëshmorëve tanë.Vetëm duke ecur në rrugën e njëjtë, jemi të sigurt që jemi në rrugën e duhur”, shkroi ai./Zëri