Haxhiu e Hyseni flasin me gratë e vajzat gjilanase për dhunën në baza gjinore

Haxhiu e Hyseni flasin me gratë e vajzat gjilanase për dhunën në baza gjinore

Aktuale November 26, 2022 - 20:08

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni sot kanë bashkëbiseduar me gratë dhe vajzat e këtij qyteti për dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore.

Bëhet e ditur se në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e qytetarëve që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në këtë takim Haxhiu ka folur për hapat që ministria e Drejtësisë ka marrë për trajtimin e viktimave të dhunës dhe masat që do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal ndaj dhunuesve.

Po ashtu gjatë vizitës në Gjilan, ministrja Haxhiu ka vizituar panairin tradiocional të grave.

Ajo u shpreh se mbështëtja institucionale ndaj grave nuk duhet të mungojë asnjëherë dhe atyre duhët t'ju krijohet më shumë kushtë pune dhe zhvillim. /Zëri