Mehaj viziton familjen e dëshmorit Husen Mulla në Tropojë

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Husen Mulla në Tropojë

Aktuale November 26, 2022 - 19:31

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar familjen e dëshmorit Husen Mulla në Tropojë.

Ai u shpreh se kontributi i secilit dëshmor, do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.

Ndër të tjera ai tha se dëshmorët dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atdhe, raporton Zeri.info.

“Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit, i tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht. Ai u kyç në radhët e UÇK-së, luftoi me nder e krenari të madhe për lirinë tonë. Lavdia për të gjithë dëshmorët tanë, do të mbetet e përjetshme”, shkroi Mehaj./Zëri