Në prag të 28 nëntorit, Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në prag të 28 nëntorit, Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale November 26, 2022 - 19:08

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me sekretarin e kësaj partie, Bernard Nikaj dhe anëtarin e kryesisë Bekim Collakun, kanë vizituar në Hagë, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai ndër të tjera ka thënë se ish-krerët reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.

“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t'i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot", shkroi ai. /Zëri