Haxhiu: Në mbledhjen e dy Qeverive shqiptare, të votohet për bashkim kombëtar

Haxhiu: Në mbledhjen e dy Qeverive shqiptare, të votohet për bashkim kombëtar

Aktuale November 26, 2022 - 18:40

Haxhiu: Në mbledhjen e dy Qeverive shqiptare, të votohet për bashkimin shqiptar

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare duhet të votohet për bashkimin shqipëtar.

Ai ndër të tjera u shpreh se është koha për vendime të rëndësishme për kombin në mënyrë që të ruhet identiteti shqiptar dhe për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian

“Nga mbledhjet e takime kozmetike të përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo është e mundur, kjo është rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare", shkroi ai në Facebook. /Zëri