Kurti kritikon Borrellin: Po largohet nga puna e tij e përfaqësimit

Kurti kritikon Borrellin: Po largohet nga puna e tij e përfaqësimit

Aktuale November 26, 2022 - 18:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një kritikë Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke thënë se vetë ky i fundit po largohet nga detyra e tij e përfaqësimit.

Dhe ai shtoi se Borrell po largohet nga zgjidhja evropiane e mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

“Mendoj se ndoshta zoti Borrell po largohet nga puna e tij e përfaqësimit, nga zgjidhja evropiane e mbrojtur nga Franca dhe Gjermania”, ka thënë Kurti për “El periodico”.Sipas Kurtit, Borrrell duhet të fokusohet në një marrëveshje te vërtetë mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo në çështje teknike.

Unë besoj se një kryeministër nuk duhet të fokusohet në çështje aq teknike sa çështja e targave. Dhe zoti Borrell duhet të shtyjë për një marrëveshje të vërtetë dypalëshe me Serbinë, në vend që të vrapojë me këtë çështje”, ka thënë Kurti./portald