Hamiti pas intervistës së Kurtit në “FAZ”: Shqetësuese paaftësia e tij për t’i kuptuar mesazhet e aleatëve

Hamiti pas intervistës së Kurtit në “FAZ”: Shqetësuese paaftësia e tij për t’i kuptuar mesazhet e aleatëve

Aktuale November 26, 2022 - 18:08

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti dhënë gazetës gjermane “FAZ”.

Ai ka thënë se është shqetësuese paaftësia e Kurtit për t’i kuptuar mesazhet e alatëve ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, raporton Zeri.info.

Hamiti ndër të tjera ka thënë se “kriza e targave” do të evitohej me kohë nëse Kurti do të koordinohej me SHBA-në dhe evropianët.

“Prej intervistës së Kurtit te “FAZ”-i po del se ai e ka kuptuar vonë seriozitetin e situatës dhe mundësinë e “përkeqësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme”, sepse s’paska pasur informata sa ambasadori amerikan në Kosovë”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri

Postimi i plotë: