Ministri Çeku lavdëron Kurtin: Fjalimi i tij u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Borrelli
Aktuale
November 26, 2022 - 17:18
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti pas fjalimit të mbajtur në Kongresin e Internacionales Socialiste në Spanjë.
Çeku ka thënë se fjalimi i Kurtit është duartrokitur edhe nga shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, raporton Zeri.info.
Ai përmes një postimi në Facebook, tregoi edhe takimet që ka zhvilluar kreu i Qeverisë gjatë vizitës së tij në Spanjë.
“Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”, shkroi Çeku. /Zëri