Fundjava e ftohtë, të dielen mundësi për reshje bore

Fundjava e ftohtë, të dielen mundësi për reshje bore

Aktuale November 26, 2022 - 08:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët, ndërsa të dielën parashihet të bie edhe borë.

IHK njofton se të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Zëri