Franca: Të respektohen marrëveshjet e Brukselit, përfshirë edhe Asociacionin
Nën ndërmjetësimin e BE-së është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat ilegale.
Për këtë ka reaguar edhe Franca e cila u shpreh se ka mirëpritur këtë marrëveshje, raporton Zeri.info.
Në komunikatën përmendet edhe plani franko-gjerman, por Franca u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë dialogun, raporton Zeri.info.
“Nëpërmjet marrëveshjes, të dyja palët u zotuan të marrin masa të menjëhershme për targat për të shmangur përshkallëzimin. Ata ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë pa vonesë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, në bazë të propozimit të bërë nga Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë”, thuhet ndër të tjera.
Franca po ashtu ka thënë se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura, duke përmendur edhe dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe.
“Franca u bën thirrje palëve që të vazhdojnë diskutimet në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet tashmë të arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, thuhet ndër të tjera. /Zëri