Mehaj: 28 nëntori do të mbetet gjithmonë festa e madhe e shqiptarëve

Mehaj: 28 nëntori do të mbetet gjithmonë festa e madhe e shqiptarëve

Aktuale November 25, 2022 - 22:05

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për nder të festës së 28 nëntorit.

Ai ka thënë se 28 nëntori do të mbetet gjithmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve, raporton Zeri.info.

Mehaj u shpreh se bashkëpunimi mes dy shteteve shqiptare është i natyrshëm dhe i pashkëputshëm.

“Për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, festuam dhe uruam 110 vjetorin e pavarësisë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri