LDK-ja kërkon nga shteti që rasti i vrasjes së mësueses të trajtohet me seriozitet

LDK-ja kërkon nga shteti që rasti i vrasjes së mësueses të trajtohet me seriozitet

Aktuale November 25, 2022 - 21:42

Sot i gjithë populli i Kosovës u trondit nga rasti i vrasjes së mësimdhënëses Sanije Godeni nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë thënë se një rast i tillë duhet të jetë një alarm që të reagojë edhe shteti, raporton Zeri.info.

Në reagimin e tyre thuhet se është koha e fundit që shteti dhe shoqëria kosovare të veprojë që të krijohet një mjedis i sigurt për vajzat dhe gratë.

“Vajzat e gratë duhet të jenë të sigurta, të mbrojtura e të barabarta. Dhuna e vrasja e grave nuk duhet të lejohet që të kaloj në normalitet. Ta privosh nga jeta një grua është humbje për një shtet e një shoqëriNa takon të bëhemi përgjegjës për një jetë të dinjitetshme të secilës vajzë e grua. Kjo është një detyrë që duhet përmbushur domosdoshmërisht. Shteti duhet të veproj, drejtësia gjithashtu, si dhe familja e mbarë shoqëria. Është urgjente”, thuhet ndër të tjera në reagim.

LDK-ja kërkon nga organet e drejtësisë që rastet e tilla të trajtohen me urgjencë dhe me seriozitet maksimal. /Zëri