Osmani: T’i themi mjaft dhunës në baza gjinore
Aktuale
November 25, 2022 - 21:34
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në dhjetë muajt e këtij viti janë raportuar 2364 raste të dhunës ndaj grave.
Ajo ka thënë se seksizmi po vret dhe kjo gjë duhet të ndalet, teksa ka përmendur edhe vrasjen e mësimdhënëses sot në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Osmani ka thënë se duhet luftuar në mënyrë që të garantohet dinjiteti i grave dhe vajzave në Kosovë.
“Le të mos mbetet asnjë gurë i palëvizur derisa të mos sigurojmë e garantojmë jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave tona”, tha ajo ndër të tjera. /Zëri
Fjalimi i plotë i presidentes Osmani: