Xhaçka i premton Konjufcës mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës
Aktuale
November 25, 2022 - 21:27
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.
Ndër të tjera Konjufca uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit.
Në anën tjetër ministrja Xhaça falënderoi Konujfcën për pritej dhe i premtoi mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës. /Zëri