Nxënësit e shkollës “Dardania” ndezin qirinj në kujtim të mësueses që u vra sot

Nxënësit e shkollës “Dardania” ndezin qirinj në kujtim të mësueses që u vra sot

Aktuale November 25, 2022 - 18:56

Nxënësit e shkollës “Dardania” në Prishtinë, kanë ndezur qirinj në kujtim të mësueses, Sadie Godeni, e cila u vra me sëpatë, nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni.

Në fotografitë më poshtë, që i ka siguruar gazeta Nacionale, shihet se janë ndezur qirinj në kujtim të 63 vjeçares.Prokuroria e konfirmoi vrasjen e 63 vjeçares, ndërsa siç u raportua, ngjarja makabre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Image

Megjithatë, ende nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje, sipas prokurorisë.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thanë nga prokuroria.