Mehaj për ekspozitën e Selimit: Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut, por gjithmonë afër kombit

Mehaj për ekspozitën e Selimit: Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut, por gjithmonë afër kombit

Aktuale November 25, 2022 - 17:54

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në ekspozitën personale “Në garë me botën gri” të ish-deputetit Rexhep Selimi.

Mehaj ka thënë se Selimi është një shpirt artisti dhe që ndjehet i lirë në çdo rrethanë, raporton Zeri.info.

“Bota nuk është gri për një artist, por përjetohet në morinë e ngjyrave, trajtave dhe ngjarjeve, e padyshim artist shumëdimensional është Rexhep Selimi, veprat e të cilit ishin të ekspozuara sot në ambientet e muzeut, që sikur të ishin melodi, do i përngjanin një simfonie që me tërë meloditetin e vet dëshiron të prek thellë ndjenjat atdhetare, e si një album fotografish të ngjallë prap në memorien kolektive historinë e lavdishme të popullit tonë”, shkroi ai në Facebook.

Mehaj ndër të tjera u shpreh se Selimi, një atdhetar mund të jetë larg atëdheut fizikisht, por gjithmonë afër kombit. /Zëri