E hëna ditë pushimi në Kosovë për nder të 28 Nëntorit [dokument]
Aktuale
November 25, 2022 - 17:21
Për nder të festës së 28 nëntorit, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që e hëna të jetë ditë pushimi.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi, ku shihej edhe vendimi që ka marrë kjo ministri, raporton Zeri.info.
“Duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-064 për Festat Zyrtarë në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 20 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftim.