Krasniqi: Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut

Krasniqi: Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut

Aktuale November 25, 2022 - 17:12

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashu me anëtarët e kryesisë së partisë së tij i janë bashkuar fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Krasniqi ka thënë se dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë shkelja më e përhapur për të drejtat e njeriut, raporton Zeri.info.

“Diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi i të drejtave të tyre është i dukshëm në çdo pore të shoqërisë, megjithë përpjekjet për ta avancuar rolin dhe pozitën e gruas”, shkroi ai në Facebook.

Kreu i PDK-së ndër të tjera ka thënë se gratë dhe vajzat meritojnë trajtim dhe mundësi të barabarta. /Zëri