Kica-Xhelili: Pas uljes së pagave për gjyqtarët, Qeverisë s’i takon të flasë për vrasjen e sotme në Prishtinë

Kica-Xhelili: Pas uljes së pagave për gjyqtarët, Qeverisë s’i takon të flasë për vrasjen e sotme në Prishtinë

Aktuale November 25, 2022 - 16:34

Deputetja e LDK-së, Daorsa Kica-Xhelili ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët e prokurorët.

Ajo ka thënë se në një situatë të tillë Qeverisë nuk i takon të flasë për vrasjen e 63-vjeçares sot në Prishtinë, sepse sipas saj janë të njëjtit gjykatës që do të merren edhe me këtë lëndë, raporton Zeri.info.

“Kam punuar mjaftueshëm kohë si avokate për ta kuptuar kompleksitetin e sistemit të drejtësisë, për ta kuptuar dallimin e një gjyqtari nga tjetri, një rasti nga tjetri. Për ta kuptuar pse në disa vende të zhvilluara gjyqtarët paguhen barazvlefshëm me Presidentin e vendit e në disa vende më shumë”, shkroi ajo në një postim në Facebook. /Zëri