Gjykata në Zvicër shpall të pafajshëm babanë e katër djemtë e tij, të akuzuar për “blerje” vajzash
Për mungesë provash, gjykata ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim.
Për mungesë provash, gjykata ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim
Gjykata e Qarkut në Moutier (BE) ka shpallur mbrëmë vendimet në procesin kundër familjes shqiptare nga Kosova Lindore, transmeton albinfo.ch. Përveç për disa shkelje të ligjit për të huajt dhe një rasti seksi me të mitur, gjykata nuk ka shpallur asnjë dënim. Për mungesë provash, ajo ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim.
Babai dënohet me 150 ditë burgim me kusht me periudhën e provës për katër vjet. Njëri prej djemve të tij është dënuar me kusht 120 ditë me një periudhë prove prej tre vjetësh, ndërsa një tjetër djalë gjobitet me 100 tarifa ditore për kërcënime dhe fyerje.
Për mungesë provash, gjykata ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim
Gjykata e Qarkut në Moutier (BE) ka shpallur mbrëmë vendimet në procesin kundër familjes shqiptare nga Kosova Lindore. Përveç për disa shkelje të ligjit për të huajt dhe një rasti seksi me të mitur, gjykata nuk ka shpallur asnjë dënim. Për mungesë provash, ajo ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore, martesë të detyruar, sulmit, detyrim dhe përdhunim.
Babai dënohet me 150 ditë burgim me kusht me periudhën e provës për katër vjet. Njëri prej djemve të tij është dënuar me kusht 120 ditë me një periudhë prove prej tre vjetësh, ndërsa një tjetër djalë gjobitet me 100 tarifa ditore për kërcënime dhe fyerje, shkruan 20minuten.ch.
Gjyqtari thotë se ka mbetur i shokuar nga sjellja e kësaj familjeje, por pothuajse asgjë nga këto to nuk ka relevancë kriminale. Mes të tjerash, mesazhet dhe telefonatat në WhatsApp të listuara nga prokuroria në të cilat gratë ankohen, nuk janë të mjaftueshme si dëshmi e krimeve të rënda.
Ka pasur edhe mospërputhje dhe kontradikta në deklaratat e bëra nga paditëset. Edhe nëse ndoshta kanë ndodhur shumë gjëra, provat nuk janë të mjaftueshme. Përveç kësaj, nuk ishte gjithmonë e qartë nëse disa akuza bazoheshin në fantazi apo gënjeshtra.
Prokurori kishte kërkuar dy vjet burg dhe pesë vjet dëbim nga Zvicra për babanë. Ai ka kërkuar dënime me burgim me kusht nga 60 ditë deri në tetë muaj për djemtë.
Duhet theksuar se prokurori, qysh gjatë gjykimit kishte hequr dorë nga akuzat më të rënda si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimet seksuale, shkruan srf.ch. Ai nuk mund të qëndronte më pas aktakuzës së tij, në të cilën u kishte dhënë hapësirë të madhe akuzave të rënda të bëra nga gratë. /albinfo.ch