Serbia ndalon mbi 600 emigrantë, bën edhe propagandë me një kapelë ushtarake me stemën UÇK

Serbia ndalon mbi 600 emigrantë, bën edhe propagandë me një kapelë ushtarake me stemën UÇK

Aktuale November 25, 2022 - 15:05

Serbia terrorizon emigrantët e paligjshëm. Ministria e brendshme ka zhvilluar operacione masive duke ndaluar mbi 600 prej tyre në disa kampe të ngritura në Horgosh, Suboticë dhe Beograd. Shteti serb angazhoi forcat speciale të policisë dhe xhandarmërinë, helikopterë dhe dronë pas raportimeve se grupe emigrantësh të paligjshëm ishin përplasur mes tyre duke qëlluar dhe me armë zjarri. Në zonat ku qëndronin refugjatët, autoritetet gjetën dhe sekuestruan armë dhe një kapele ushtarake me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në një kërkim të detajuar të zonës, u gjetën gjashtë emigrantë, mes të cilëve një prej tyre rreth të 20-ave me dy plagë me armë zjarri në kraharor”, thuhet në njoftimin e ministrisë së brendshme të Serbisë. Në Beograd, aksioni ka qenë më i qetë, me policinë që ka larguar emigrantët nga rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Image

Në zonën e Suboticës doli në terren vetë ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gashiç, i cili tha se policia do të ketë “zero tolerancë ndaj kujtdo që ka abuzuar me mikpritjen e Serbisë. “Jetët dhe pronat e qytetarëve serbë do të mbrohen”, përfundoi ai./A2CNN