Mesazhi i Kurtit për dhunën në familje: As edhe një më shumë!
Aktuale
November 25, 2022 - 14:09
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë mesazhin e tij në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave”.
Kurti, përmes një videomesazhi, tha se dhuna në familje nuk duhet të mbahet e heshtur, ndërsa inkurajojë të gjithë që të raportojnë atë, transmeton Zeri.info.
“Dhuna në familje dhe ajo në bazë gjinore dënohen, rastet e dhunës nuk duhet të mbahen të heshtura, duhet të raportohen. Një në tri gra gjatë jetës së saj preket nga ndonjë lloj i dhunës, dhuna në familje dhe dhuna me baza gjinore nuk është çështje private, nuk mund të mbetet prapa dyerve të shtëpisë ose e izoluar. Dhuna nuk tolerohet!”, tha Kurti në mesazhin e tij. /Zëri