Krasniqi: Dhuna në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë

Krasniqi: Dhuna në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë

Aktuale November 25, 2022 - 13:56

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për rastin e sotëm në Prishtinë, ku një 70-vjeçar ka vrarë me sëpatë gruan e tij.

Krasniqi ka thënë se vrasja e mësimdhënëses Sadije Godeni është lajm tragjik, ndërsa shtoi se fenomeni i dhunës në familje po përsëritet pa pushim në vendin tonë.

“Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë. Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë - për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!”, shkroi Krasniqi në reagim. /Zëri