Nisin punimet për unazën e brendshme të Prishtinës, Rama: Projekti më i madh në 10 vjetët e fundit

Nisin punimet për unazën e brendshme të Prishtinës, Rama: Projekti më i madh në 10 vjetët e fundit

Aktuale November 25, 2022 - 13:20

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në unazën e brendshme të kryeqytetit.

Ai ka thënë se ky është projekti më i madh në kryeqytet në 10 vjetët e fundit. Rama më tej shtoi se synim kanë që të lirojnë qendrën nga automjetet.

Përderisa tha se në vitin e ardhshëm do të nisin punimet në rrethrrotullimet me Fushë-Kosovën e Mitrovicën.

“Gjendemi në lagjen ‘Arbëria’, ku kemi filluar me një projekt që është me rëndësinë më të madhe gjatë 10 vjetëve të fundit. Është projekt që krijon lidhje të mirëfilltë me dy rreth rrotullime që mundësojnë shkarkimin e trafikuar e biçikleta. Është një projekt madhor, në vitin tjetër vazhdojmë edhe me rreth rrotullimin që lidh Prishtinën, Fushë-Kosovën e Mitrovicën”.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, dha më shumë detaje për projektin, duke treguar se do të ndërtohet edhe një tunel, raporton EO-ja.

“Ne kemi marrë detyrë dhe kalimi i hekurudhave të jetë në formë të një tuneli për t’iu shmangur varrezave. Dhe vitin tjetër do të nisin punimet për dy rrethrrotullimet”.