Shkolla “Dardania” anulon aktivitetet për 28 Nëntor pas vrasjes së mësimdhënëses nga burri i saj

Shkolla “Dardania” anulon aktivitetet për 28 Nëntor pas vrasjes së mësimdhënëses nga burri i saj

Aktuale November 25, 2022 - 13:08

Shkolla fillore “Dardania” ka anuluar të gjitha aktivitetet festive për nder të 28 Nëntorit, pas vrasjes së mësimdhënëses Sadije Miftari-Godeni.

Përmes një postimi nga kjo shkollë, thuhet se e ndjera u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar.

“Me dhimbje të thellë sot, më datë 25.11.2022, në orët e mëngjesit morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë, znj. Sadije Miftari-Godeni, arsimtare e lëndës së gjeografisë. Ajo u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar dhe do ta kujtojmë me mall gjithmonë edhe për kontributin e saj shumëvjeçar, meqë shkolla humbi një person shumë të dashur. Me këtë rast, po ashtu ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet e planifikuara sot në shkollë për nder të festës së 28 Nëntorit anulohen. Arsimtares sonë i pushoftë shpirti në paqe! Me pikëllim, Drejtoria dhe gjithë stafi i shkollës”.

E ndjera Sadije Miftari-Godeni dyshohet se u vra në orët e hershme të mëngjesit me sëpatë nga bashkëshorti i saj, i cili është vetëdorëzuar në Polici. /klankosova