Aksioni i DEA-s amerikane në Tivar: U kap 400 kilogramë pleh kimik i përzier me kokainë

Aksioni i DEA-s amerikane në Tivar: U kap 400 kilogramë pleh kimik i përzier me kokainë

Aktuale November 24, 2022 - 19:38

Agjencia e Antidrogës në Shtetet e Bashkuara (DEA), SPAK dhe policia malazeze kanë zbuluar një sasi prej 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokaine.

Siç raporton abcnews.al sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë.

Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej disa kohësh.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe dy kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit, prej ku është transportuar në Fier.

Prej së paku tre muajsh personat e përfshirë janë mbajtur nën përgjim, ndërsa sot është ndërhyrë.