IKSHPK-ja njofton për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

IKSHPK-ja njofton për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

Aktuale November 24, 2022 - 17:49

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se ekipet e saj në teren po vazhdojnë me monitorim të ujit për pije dhe nga raportimet sot gjendja aktuale e kualitetit të ujit për pije është e njëjtë në rajonet e prekura nga të reshurat.

Më poshtë gjeni raportin e IKSHPK-së për ujin e pijshëm sipas rajoneve:

ë Rajoni i Prishtinës:

Për shkak të vlerave të larta të turbullirës ende është jasht funksionit fabrika në Shkabaj. Në Drenas turbullira 1NTU-1.5 NTU është lëshuar uji në sistem dhe janë njoftuar qytetarët se ky ujë është për përdorim teknik.

ë Rajoni i Mitrovicës:

Në mostrat e marra në Shipol, ende ka vlera të shtuara të turbullirës, vlera të shtuara të Manganit dhe kontaminim bakteror. Uji në Mitrovicë dhe Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara.

ë Rajoni i Pejës:

Burimi i Radavcit; burimi Istog; burimi Janinës - Klinë; dhe burimi Shkozë në Junik, me një përmirësim të vogël, ende rezultojnë me vlera të rritura të turbullirës. Mostrat e ujit nga këto njësi, në laboratorin mikrobiologjik janë në përpunim e sipër për 24 orë për shkak të indikacioneve për kontaminim bakteriologjik.

ë Rajoni i Gjakovës:

Edhe sot janë vlera të shtuara të turbullirës në sistemet Damjan dhe Gërqinë.

ë Rajoni i Prizrenit:

Në Malishevë vlerat e turbullirës janë lehtësisht të zvogluara, por uji si i tillë është jashtë standardit.

ë Rajoni i Ferizajit: Pa probleme.

ë Rajoni i Gjilanit:

Në Viti dhe Artanë uji në burim është ende me vlera të shtuara të turbullirës. Qytetarët janë të njoftuar se uji nuk është për pije, por të përdoret si ujë teknik.

ë Në zonat tjera të furnizimit vazhdon monitorimi i rregullt dhe të gjitha parametrat laboratorik i plotësojnë standardet e parapara.

Shpresojmë se nesër do të ulen vlerat e turbullirës dhe të rikthehet prodhimi i ujit në fabrika. Ekipet do të vazhdojnë me mostrim të ujit.

ë Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara:

ë që para përdorimit uji të vlohet

ë të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar