Britania e Madhe mirëpret marrëveshjen për targat: Tani të bëhet progres në dialog

Britania e Madhe mirëpret marrëveshjen për targat: Tani të bëhet progres në dialog

Aktuale November 24, 2022 - 17:06

Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Leo Docherty ka raguar pas marrëveshjes së mbrëmshme që arritën Kosova dhe Serbia në Bruksel për targat.

Docherty ka thënë se është jetike që të dyja palët të ulën në tryezë dhe të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, transmeton Zeri.info.

“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, ka shkruar ai në Twitter. /Zëri