Osmani e ftuar në Kampin Bondsteel për “Ditën e Falënderimeve”

Osmani e ftuar në Kampin Bondsteel për “Ditën e Falënderimeve”

Aktuale November 24, 2022 - 16:11

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është ftuar bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun në Kampin Bondsteel për të festuar “Ditën e Falënderimeve” bashkë me ushtarët amerikan.

Osmani me këtë rast është shprehur se populli i Kosovës është falënderues për shërbimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve amerikanë në Kosovë.

“Sot, krahas ushtarëve amerikanë dhe miqve të shumtë të Kosovës, bashkë me Prindonin ishim të ftuar të festojmë Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit”, ka shkruar Osmani.

Ajo më tej shtoi se miqësia e Kosovës me SHBA-në, është më e fortë se kurrë. /Zëri