Shefi i BE-së, i befasuar nga vendimi i Qeverisë për ulje pagash të gjyqtarëve

Shefi i BE-së, i befasuar nga vendimi i Qeverisë për ulje pagash të gjyqtarëve

Aktuale November 24, 2022 - 15:34

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është i befasuar me vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se “financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gur themeli i sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore e procesit të integrimit në BE”.

Kjo gjë nxiti reagimin e gjashtë organizatave civile, të cilat e quajtën këtë si vendim antiligjor.

Pas këtij vendimi Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial kanë marrë vendim që të reduktojnë punët dhe të merren vetëm me rastet emergjente. /Zëri