Komunat e regjionit të Prizrenit zotohen për financim të strehimores për viktimat e dhunës në familje

Komunat e regjionit të Prizrenit zotohen për financim të strehimores për viktimat e dhunës në familje

Aktuale November 24, 2022 - 14:15

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot kanë nënshkruar një Memorandum Mirëbesimi me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në këtë komunë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kësaj strehimoreje.

Sipas njoftimit, në këtë projekt marrin pjesë edhe Komuna e Suharekës, Dragashit dhe ajo e Mamushës, raporton Zeri.info.

“Komuna e Prizrenit do t’i mbështesë padiskutueshëm viktimat dhe asnjë grua nuk guxon të përjetojë asnjë lloj të dhunës. Ne punojmë drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Komunën tonë, si dhe në parandalimin e dhunës. Diagnostikimi i shpejt i kësaj problematike siguron terapi të duhur për eliminimin e këtij fenomeni negative”, citohet të ketë thënë kreu i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një ceremoni, ku kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, kryetarë komunash, përfaqësues të pushtetit vendës, nga gjyqësori, Institucioni i Avokatit të Popullit, bizneset, organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. /Zëri