Enver Peci zgjidhet gjyqtar në Kushtetuese

Enver Peci zgjidhet gjyqtar në Kushtetuese

Aktuale November 24, 2022 - 13:41

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur njërin nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ai është Enver Peci, me 66 vota të deputetëve dhe i propozohet emri i tij presidentes Vjosa Osmani për dekretim.

Peci ishte i vetmi që arriti të marrë këto vota të nevojshme.

Enver Peci është aktualisht kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ndërsa kandidatët e tjerë nuk arritën t’i marrin votat e nevojshme 58 për t’u zgjedhur dhe procedurat për zgjedhjen edhe të një gjyqtari po vazhdojnë në Kuvend.