Rrëzohet një lis i madh në Mitrovicë, disa vetura të dëmtuara

Rrëzohet një lis i madh në Mitrovicë, disa vetura të dëmtuara

Aktuale November 24, 2022 - 12:59

Një lis i madh është rrëzuar mëngjesin e sotëm në afërsi të palestrës "Minatori" në Mitrovicë.

Lidhur me këtë nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, tha se fatmirësisht nuk është lënduar askush, por dëmet janë materiale.

“Është rrëzua ai dru te palestra, fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka, ka vetëm dëme materiale, disa vetura që kanë qenë të parkuara aty”, tha Tahiri.

I pyetur nga "Jepi zë" nëse më herët është bërë inspektimi i këtyre drunjve, Tahiri pohoi një gjë të tillë.

Numri dy i Komunës tha se është bë vlerësimi dhe disa drunj ishin larguar nga aty, por që disa nuk kanë hyrë në atë kategori për t'u larguar.

“Është bërë vlerësimi, janë largu disa drunj më herët po këta që janë rrëzua nuk kanë hy në atë kategori kur është bërë vlerësimi”, shpjegoi Tahiri.