Abazi sërish me kritika ndaj Qeverisë: Fokusimi në çështje teknike i gabuar, njohja të jetë synim

Abazi sërish me kritika ndaj Qeverisë: Fokusimi në çështje teknike i gabuar, njohja të jetë synim

Aktuale November 24, 2022 - 12:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka quajtur të gabuar qasjen e Qeverisë në dialog, duke thënë se po humbet kohë me çështje teknike, siç janë targat.

Abazi i tha Ekonomisë Online se arritja e marrëveshjes për targat është e mirëseardhur, duke marrë për bazë se janë ulur tensionet.

Tutje, ai tha se përcaktimi i Serbisë është të sabotojë çdolloj progresi në Kosovë.

Sipas deputetit Abazi, e rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela dhe kjo çështje duhet të përfundojë me një marrëveshje finale, ku njohja është pjesa kryesore.

“Gjëja e mirë dhe më e rëndësishme, është hequr tensioni. Ne e dimë që përcaktimi i Serbisë është të sabotojë çdolloj progresi në Kosovë. Ka qenë e gabuar fokusimi te çështjet teknike i Brukselit dhe palës kosovare. Por mendoj që është tejkaluar me elegancë. E rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela. Pa çka që kjo do të duhej të ishte një çështje që do të përfundonte sipas një marrëveshjeje finale, ku njohja është pjesa kryesore. Por gjithsesi kornizimi i dialogut është i tillë që krijon befasi dhe duhet matur hapat nga tash e tutje”.

“Duhet falënderuar ambasadorin amerikan, i cili në momentin e duhur ka intervenuar dhe ka krijuar hapësirë që kjo çështje të zgjidhet”, tha Abazi.