Shefja e UNMIK-ut: Marrëveshja për targat ul tensionet mes dy vendeve

Shefja e UNMIK-ut: Marrëveshja për targat ul tensionet mes dy vendeve

Aktuale November 24, 2022 - 10:46

Lajmin për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës e Serbisë e ka përshëndetur edhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Ajo ka thënë se me këtë marrëveshje ulen tensionet, si dhe duhet të kthehet fokusi në normalizimin e raporteve mes dy vendeve, raporton Zeri.info.

Ziadehi, ndër të tjera, u shpreh se kjo marrëveshje u arrit falë përkushtimit nga të dyja palët si dhe me lehtësimin e BE-së.

“Ziadehi mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen”, thuhet në komunikatë. /Zëri