Haradinaj falënderon Amerikën me rastin e Ditës së Falënderimeve
Foto: Laura Hasani

Haradinaj falënderon Amerikën me rastin e Ditës së Falënderimeve

Aktuale November 24, 2022 - 10:29

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka falënderuar amerikanët për gjithçka që kanë bërë për Kosovën dhe popullin e saj.

“Shtëpia jonë përherë do të jetë edhe shtëpia e tyre. Zoti bekoftë Amerikën dhe Kosovën”, shkroi ai në Facebook. /Zëri