Drecuni thotë se përshkallëzimi është shmangur, por problemi s’është zgjidhur

Drecuni thotë se përshkallëzimi është shmangur, por problemi s’është zgjidhur

Aktuale November 24, 2022 - 10:00

Millovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, ka thënë se është shumë e rëndësishme që është arritur marrëveshja për targat dhe është shmangur përshkallëzimi.

Por thotë se “problemi nuk është zgjidhur ende”, ka raportuar “Tanjug”, transmeton Express.

Ai po ashtu përmendi një nga pikat e marrëveshjes ku Serbia më nuk do të lëshojë targa të reja KM.

Të mërkurën në Bruksel është arritur marrëveshja Kosovë-Serbi për targat në nivel kryenegociatorësh.

Kjo pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kishte përfunduar pa marrëveshje.