![Avokati Koci pas marrëveshjes për targa: Ose Bislimi po gënjen, ose Petkoviqi](/uploads/zeri.info/images/2022/November/24/auto_Mitrovica_e_veriut-Jarinje_kufiri-ndrrimi_i_targave-qortimi-1_nentor_2022l-Laura_Hasani_copy1669318318.jpg)
Avokati Koci pas marrëveshjes për targa: Ose Bislimi po gënjen, ose Petkoviqi
Aktuale
November 24, 2022 - 09:57
Avokati Arianti Koci është përfshirë në debatin që po bëhet pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Koci ka kërkuar sqarime dhe qëndrime zyrtare se a do të vazhdohen targat ilegale apo jo, përcjell “Zeri.info”.
Sipas tij, nisur nga kjo, ose kryenegociatori Besnik Bislimi po gënjen, ose ai serb, Petar Petkoviq.
“Pra, a ka dikush zyrtarisht që del e na tregon se a do të vazhdohen tabelat apo jo? Nëse vazhdohen, kjo po i bie që tabela të tilla, paskemi me i parë edhe shumë vite”, shkroi ndër të tjera Koci. /Zëri