KGJK-ja miraton listën me shërbime esenciale: Do të zbatohet derisa Qeveria s’e shfuqizon vendimin

KGJK-ja miraton listën me shërbime esenciale: Do të zbatohet derisa Qeveria s’e shfuqizon vendimin

Aktuale November 24, 2022 - 09:52

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar listën esenciale të shërbimeve, derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryesuesi Albert Zogaj tha se lista me shërbimet esenciale do të nisë nga sot deri më 8 dhjetor 2022.

“Do të nisë nga sot deri më 8 dhjetor 2022, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës, nëse nuk ka shfuqizim të vendimit”, tha ai, transmeton Express.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, gjatë një konference për media mbrëmë ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të reduktohet puna e gjykatave.

Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të qeverisë “Kurti” për t’ua ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi të njëjtëve u ishin rritur në vitin 2017 nga qeveria “Haradinaj”.