Marrëveshja për targat, reagon sekretari i AAK-së: Edhe t’fikun, edhe t’koritun

Marrëveshja për targat, reagon sekretari i AAK-së: Edhe t’fikun, edhe t’koritun

Aktuale November 24, 2022 - 09:16

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, i ka numëruar dëmet që janë shkaktuar nga kokëfortësia e kryeministrit Albin Kurti brenda pak javëve.

Përmes një reagimi në Facebook, Nitaj ka thënë se arritja e marrëveshjes është e mirëseardhur, por kjo po ndodh me shumë plagë.

“Mirë që u arrit marrëveshja, por përse me kaq shumë plagë?”, u shpreh Nitaj ndër të tjera.