Marrëveshja për targat, ambasadori gjerman: Shenjë e mirë se bisedimet do të vazhdojnë

Marrëveshja për targat, ambasadori gjerman: Shenjë e mirë se bisedimet do të vazhdojnë

Aktuale November 24, 2022 - 09:02

Dje shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri të ditur se është arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave ilegale.

Këtë e ka quajtur si një “lajm të mirë” ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, raporton Zeri.info.

Ai ndër të tjera ka thënë se kjo është një shenjë e mirë se bisedimet do të vazhdojnë për çështjet e pazgjidhura.

“Një lajm i mirë dhe gjithashtu një shenjë e mirë se bisedimet e mëtejshme do të vazhdojnë për çështjet e pazgjidhura”, shkroi ai në Twitter. /Zëri