Gropë e madh në sheshin “Skënderbeu”, Xhaferi jep detaje për përfundimin e punimeve

Gropë e madh në sheshin “Skënderbeu”, Xhaferi jep detaje për përfundimin e punimeve

Aktuale November 24, 2022 - 08:54

Komuna e Prishtinës ka kryer një intervenim urgjent në sheshin “Skënderbeu”, duke hapur një gropë të madhe.

Aty dyshohet se është shkaktuar dëm në kolektorin atmosferik që bart ujë fekal.

Në lidhje me këtë, drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë për Ekonominë Online se është krijuar një vrimë, duke bërë që të hyjë zhavorr aty.

Ai ka thënë se brenda ditës do të përfundojë ky intervenim.

“… realisht e kemi bllokuar si situatë që qytetarët mos të kenë qasje dhe jemi duke ndërhyrë”.

“Është bërë një gropë e madhe, të cilën po dyshojmë që në kolektorin atmosferik është krijuar njëfarë vrime ku pjesa e zhavorrit kalon dhe e krijon këtë farë grope, do të intervenojmë dhe do ta mbulojmë me beton dhe do ta krijojmë pjesën tjetër të zhavorrimit për me përmbyll si proces”, tha Xhaferi.